Lajm i mirë: Miratohet Udhëzimi Administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit

Lajm i mirë: Miratohet Udhëzimi Administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës, në të cilën ka miratuar Udhëzimin Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit.

Sipas njoftimi të qeverisë përmes këtij Udhëzimi do të përcaktohen kushtet, procedurat, përgjegjësitë dhe detyrimet për prodhuesit, importuesit, shitësit dhe palët e tjera të përfshira, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të ambalazhuara.

LEXO: Nga qesja në qese - Pse nuk duhet mbështjellë frutat dhe perimet me plastikë?!

Qeveria thekson se synimi është të ndikojë në mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm e të pastër për të ardhmen tonë dhe brezat e ardhshëm.

/Motilokal.com