Një stuhi e fuqishme godet këtë qytet të Italisë

Një stuhi e fuqishme godet këtë qytet të Italisë

Rrëshqitjet e dheut kanë përfshirë qytetin Bardonecchia në Torino, pas një stuhie që goditi malin në orët e hershme të mbrëmjes. Si pasojë lumi Rio Merdovine ka dalë nga shtrati. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje ku shihet një valë balte që ngrihet disa metra në lartësi.

Pesë persona janë të zhdukur dhe 120 persona janë zhvendosur. Uji dhe balta kanë pushtuar rrugët e qendrës së qytetit ku mjetet e zjarrfikësve, po punojnë për të pastruar zonën.

Aktualisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit po pastrojnë gjithashtu zonën pranë stacionit për shkak të rrjedhjes së gazit. Festa e San Ippolito ishte duke u zhvilluar në qytetin Piemonte.

Një rrëshqitje dheu nga lartësi të mëdha gjatë një stuhie shumë të fortë shkaktoi përmbytjen e papritur të një përroi që përshkon qytetin e Bardonecchia, duke krijuar panik midis banorëve dhe turistëve të shumtë në qytetin e mbushur me njerëz në kufi me Francën.

Masa e baltës, shkëmbinjve dhe mbeturinave papritmas shtoi rrjedhën e ujit, ndërsa në qytet nuk binte as shi. Bashkia e Bardonecchia ka hapur Qendrën Komunale të Operacioneve dhe ka vendosur të përdorë Sallën e Sporteve për të akomoduar njerëzit që mund t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në katin e parë përgjatë rrjedhës së përroit.

Vala e baltës preku edhe një hotel dhe selinë e Policisë së Shtetit. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shohim se vala e baltës pushton një pjesë të madhe dhe godet me dhunë një rrugë në rrëmujën e kalimtarëve.

/Motilokal.com