SKANDALOZE: Digjen mbeturinat në fshatin Kukajan të Dragashit/ FOTO

SKANDALOZE: Digjen mbeturinat në fshatin Kukajan të Dragashit/ FOTO

Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë apo në ndonjë skaj të rrugës, në pyje etj,.

Së fundmi persona të pandërgjegjshëm kanë krijuar një deponi ilegale të mbeturinave dhe më pas kanë djegur ato në fshatin Kukajan të komunës së Dragashit.


Në disa fotografi të publikuar nga faqja “Exploring”, shihet tymi i madh nga zjarri që ka përfshirë mbeturinat.

Ndërsa, fatkeqësisht ende nuk ka ndonjë reagim nga autoritet lokal siç është Komuna e Dragashit.

Duhet theksuar se përveç dëmeve mjedisore, mbeturinat e djegura prodhojnë substanca të dëmshme për shëndetin e njerëzve, siç janë dioksidet e azotit, monoksidet e karbonit dhe ndotësit e tjerë ajror.

Po ashtu ndërgjegjësimi i ulët mjedisor ka sjellë që njerëzit të hedhin mbeturina pothuajse kudo. Pasojat janë mjaft të dukshme: qese plastike që fluturojnë në ajër, qenë e minj që kërkojnë ushqim nëpër mbeturina, era kundërmuese nga kazanët si pasojë e metanit dhe të mos përmendim aspektet estetike.

Nuk ka pamje më të mirë për të treguar ndotjen e ajrit së këto fotografi të publikuara në faqen e Motilokal.


/Motilokal.com