Prishtina për herë të parë ofron biçikleta publike, ja kur do të jenë në dispozicion

Prishtina për herë të parë ofron biçikleta publike, ja kur do të jenë në dispozicion

Qytetarët e Prishtinës, së shpejti do t’i kenë në dispozicion biçikletat, të cilat mund t’i shfrytëzojnë gjatë ditës.

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit dhe se afati i implementimit të këtij projekti është 60 ditë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj.

“Sot u nënshkrua kontrata për blerjen e biçikletave të qytetit! Afati i implementimit të projektit është 60 ditë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

"Qytetarët biçikletat mund t’i shfrytëzojnë gjatë ditës një orë, gjysmë ore, pesë orë apo më shumë dhe pastaj i kthejnë prapë. Ideja është që tërë kohën me qenë në dispozicion dhe të shfrytëzohen nga qytetarët. Stacionet do të jenë të vendosura në krejt Prishtinën. E merr në një stacion, e len në stacionin tjetër dhe vazhdon tutje. Si në të gjitha kryeqytetet e Evropës dhe me gjerë" ka theksuar Zogaj.

/Motilokal.com