Bashkia Lezhë paralajmëron qytetarët: Në këtë ditë pritet stuhi dhe përmbytje

Bashkia Lezhë paralajmëron qytetarët: Në këtë ditë pritet stuhi dhe përmbytje

Bashkia Lezhë, me anë të një njoftimi të fundit bën me dije se duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit, priten reshje të shumta shiu. Kjo bazuar nga të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik.

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e reshjeve që do të bjerë, do jetë e lartë. Bashkia shton ndër të tjera se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës, për të ndërhyrë në çdo rast problematik.


/Motilokal.com