A do të ketë sot stuhi?

A do të ketë sot stuhi?

Gjatë ditës së sotme pritet depërtimi i një sistemi frontal, ku parashihen rënie e temperaturave. Ky ndryshim i situatës meteorologjike pritet të sjellë zhvillime të rrebesheve të shiut, në formën e stuhive të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

Sot në Shqipëri moti do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu, vende-vende në formën e stuhive të shoqëruara me erëra, bubullima dhe rrufe. Kujdes përgjatë vijës bregdetare pasi parashihen dallgë të forta.

Në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, vende-vende në formën e rrebesheve dhe stuhive, me bubullima e rrufe.

Moti sot në Maqedoni parashihet pjesërisht me vranësira, në shumë vende, sidomos pasdite dhe në mbrëmje do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë edhe në formë stuhie, me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për breshër, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore.

/Motilokal.com