Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë në botë

Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë në botë

Që kur Burj Khalifa e famshëm 828 metra u ndërtua në Dubai në vitin 2010, konkurrenca në ndërtimin e rrokaqiejve është bërë jashtëzakonisht e ashpër. Megjithatë, e gjithë historia mund të ndryshojë ndjeshëm nga Arabia Saudite.

Gjegjësisht, pas një pauze të gjatë, në Arabinë Saudite vazhdoi puna për ndërtimin e Kullës Jeddah, e cila kur të përfundojë do të jetë 172 metra më e lartë se konkurrenti i saj.

“Ndërtesa do të ketë një formë të hollë dhe aerodinamike që do të neutralizojë efektet e erës. Brendësia e saj, e cila do të ketë një sipërfaqe prej afërsisht 1.5 kilometra katrorë, do të përfshijë ndër të tjera një hotel, apartamente luksoze, zyra dhe Observatori më i lartë në botë me pamje nga Deti i Kuq. Ai do të vendoset në katin e 157-të”, thuhet në raport.


Jeddah Tower pritet të jetë një pjesë qendrore e zhvillimit të projektit “Jeddah Economic City”, i cili do të synojë rigjallërimin e qytetit.

Vlera totale e projektit llogaritet në 20 miliardë dollarë, nga të cilat vetëm 1.2 miliardë dollarë do të ndahen për ndërtimin e kullës.

Projekti i ndërtimit të këtij objekti magjepsës filloi në vitin 2010, por u ndërpre papritur në vitin 2017 kur kompania SBG u tërhoq nga projekti.

Për këtë arsye është shpallur tender për një kontraktor të ri kryesor për një rrokaqiell mbi 1000 metra. Kompania e re do të zbatojë më tej vizionin e studios arkitekturore “Adrian Smith + Gordon Gill”.

/Motilokal.com