Ky është vendi me veturat më të vjetra në Evropë

Ky është vendi me veturat më të vjetra në Evropë

Në Shqipëri gjenden më shumë vetura të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Evropës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.

Ndërsa Evropa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon vetura të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Evropë.

Në Kosovë, 22.6% e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6%. Pas Shqipërisë, veturat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35%. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8% e automjeteve janë kaq të vjetra.

51% e automjeteve të pasagjerëve në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99% e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Evropë.

Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë veturat në Kosovë, me 75%. (të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%.

Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.

Veturat me benzinë më popullore, nafta në rënie, alternativë në rritje

Preferencat nëse një veturë e re pasagjerësh duhet të fuqizohet nga një motor benzine ose me naftë ndryshojnë në shtetet anëtare të BE-së.

Nga 25 Shtetet Anëtare për të cilat disponohen të dhëna të detajuara, 24 regjistruan një përqindje më të lartë të naftës; ky është një theksim i fenomenit të vërejtur në vitin 2017 (deri në vitin 2015, shumica e shteteve anëtare shënuan një përqindje më të lartë të naftës, në 2016 kishte të njëjtin numër nga të dyja palët).

Vetura e reja me benzinë

Në vitin 2022, përqindjet më të larta të veturave me benzinë midis regjistrimeve të reja u vunë re në Qipro (91.8 %), Lituani (79.1 %), Maltë (76.7 %) dhe Hungari (76.6 %), me përqindje të larta të regjistruara gjithashtu në Estoni ( 74.5 %), Holanda (74.3 %), Finlanda (72.3 %), Kroacia (71.9 %), Letonia (70.9 %), Polonia (70.7 %, vlerësimet e Eurostat), Belgjika dhe Spanja (të dyja 70.3 %), Çekia (69.2 %) %), Danimarka (67.7 %), Franca (66.5 %), Rumania (65.7 %), Portugalia (63.7 %), Italia (62.4 %), Gjermania (57.4 %), Sllovenia (56.9 %), Austria dhe Irlanda (të dyja 55.5 %), Luksemburgu (55.4 %) dhe Suedia (52.9 %).

Në të kundërt, i vetmi vend që regjistroi një përqindje më të lartë të veturave me naftë midis veturave të reja të pasagjerëve ishte Greqia (76.1 %).

Veturat me energji alternative (elektrike)

Në Shtetet Anëtare të BE-së, vendet e EFTA-s, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për të cilët disponohen të dhëna të fundit, një rritje në përqindjen e regjistrimeve të reja të veturave të pasagjerëve me energji alternative mund të vërehet përgjithësisht në tre vitet e fundit. Në vitin 2022, kjo pjesë u bë shumicë në Norvegji (78.8 %) dhe kaloi 10% në Gjermani (18.4 %), Zvicër (17.2 %), Francë (16.1 %), Austri (15.9 %), Maltë (15.5 %), Irlandë (15.4 %), Portugalia (15.3 %), Luksemburgu (15.2 %), Italia (13.3 %) dhe Belgjika (10.9 %). Siç mund të konkludohet nga Tabela 1, në vitin 2022, pjesa e karburanteve alternative kapërceu pjesën e naftës në Suedi (34.5 % kundrejt 12.6 %), Islandë (26.9 % kundrejt 16.4 %, të dhënat 2021), Holandë (24.2 %) kundrejt 1.5 %), Lihtenshtajni (20.9 % kundrejt 20.7 %), Danimarka (20.6 % kundrejt 11.7 %), Rumania (19.5 % kundrejt 14.8 %) dhe Finlanda (18.5 % kundrejt 9.1 %).

Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Evropë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për njëmijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

/Motilokal.com