Pas vdekjes së skiatores në Brezovicë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën apel për kujdes

Pas vdekjes së skiatores në Brezovicë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën apel për kujdes

Një shtetase amerikane ka vdekur në Qendrën e Skive në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Sipas një njoftimi, anëtarët e kësaj shoqate bashkë me Patrullën e Skive të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.

“Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj”, thuhet në njoftim.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrulla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e ortekëve”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

Kjo shoqatë bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë skive jashtë shtigjeve zyrtare.

“Ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”.


/Motilokal.com