Duke se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Kiaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge. Erëra të forta dhe rrebesh shiu prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas raportimeve të medieve vendase era ka kapur një shpejtësi 70 km për orë ndërsa në shuam zona janë shkaktuar dëme të mëdha.
Aktualisht ka më shumë se 260 alarme për përmbytje dhe paralajmërime që po lëshohen në jug-perëndim dhe përgjatë kufirit Anglisë me Uellsin.
Komunitetet e përmbytura tashmë janë duke u përgatitur për një përmbytje tjetër pasi banorët në Lindjen e Jorkshire ishin evakuuar nga West Cowick dhe Lidgate pasi lumi Aire shpërtheu brigjet e saj.
Katër ton thasë rërë janë vendosur brenda natës në East Cowick për të ndihmuar në devijimin e ujit, por në një deklaratë nga East Riding i Këshillit të Yorkshire tha që 60 prona ishin ende në rrezik./Motilokal.com