Samsung prezantoi një mbushës të ri për telefonat, detaje dhe çmimi

Samsung prezantoi një mbushës të ri për telefonat, detaje dhe çmimi

Në janar, u njoftua se Samsung planifikon të zgjerojë gamën e saj të pajisjeve për telefonat inteligjentë me dy mbushës të rinj, duke përfshirë Charger Duo 50 vat me dy porte USB-C.

Edhe pse u tha se mbushësit e rinj do të vinin në treg me serinë e telefonave Galaxy S24, nuk ishte kështu dhe ata disi ranë në harresë.

Megjithatë, gati pesë muaj pas shpalljes fillestare, kompania koreano-jugore vendosi të prezantojë zyrtarisht Charger Duo 50 vat, i cili në tregun evropian vjen me një çmim prej 69.90 euro.

Është një karikues me numër EP-T5020 që vjen me dy porte USB-C. Shpejtësia maksimale e mbushjes në një portë është 50 W, ose 45 W pasi modelet kryesore të Samsung nuk mbështesin shpejtësi më të larta, ndërsa përdorimi i të dy porteve do të jetë 25 W.

/Motilokal.com