Kursejeni ujin, uji është jetë!

Kursejeni ujin, uji është jetë!

97 për qind e ujit në të gjithë globin është i kripur dhe vetëm 2.7 për qind e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.

Uji është rregullatori i temperaturës së tokës, rregullon temperaturën e trupit tonë dhe është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut. Uji përbën 66 për qind të organizmit, 75 për qind të trurit njerëzor dhe 75 për qind të të gjithë bimësisë së gjallë. Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme?

Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.

Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.

Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

Ne përdorim:

2 litra ujë, sa herë që do të mbushim një çajnik.

25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.

60 litra ujë, sa herë që vendosim në punë makinën larëse të rrobave .

5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi.

10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.

A e dini sa harxhon një rubinet i cili pikon pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje?

Ai harxhon afërsisht 283 deri në 387 litra ujë në javë!

Të gjithë jemi përdorues të ujit, andaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar.../Motilokal.com