Dridhet Shqipëria

Dridhet Shqipëria

Një termet i fuqishëm me magnitudë 4.5 i shkallës rihter është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:25 në Shqipëri.

Sipas IGJEUM epiqendra e tërmetit ishte me thellësi 20 kilometra në veriperëndim të qytetit Cerrik. Tërmeti është ndier në Elbasan, Tiranë, Lushnjë dhe Fier.

Deri më tani nuk raportohet dëme apo probleme të ndryshme.

Po sipas IGJEUM janë regjistruar edhe lëkundje tjera të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re. Kujtojmë që një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara./Motilokal.com