Elon Musk: Së shpejti bateria një milion milje për makinat

Elon Musk: Së shpejti bateria një milion milje për makinat

Ndoshta keni dëgjuar për baterinë një milion milje (1.6 milion kilometra), që do të zgjojë interesin e publikut për blerjen e automjeteve elektrike.

Elon Musk pritet të detajojë një projekt të baterisë prej një milion milje, së bashku me gjëra të tjera emocionuese, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Por në fakt çfarë është bateria 1.6 milion kilometra?

Një bateri 1.6 milion kilometra nuk do të thotë që ju mund të kaloni një milion milje nga njëra ngarkesë tek tjetra, por do të thotë një bateri që do të zgjasë për 1.6 milion kilometra ose më shumë.

Bateritë sot përballen me kufizime në numrin e herëve që mund të rimbushen. Aktualisht, shumica e baterive të makinave janë vlerësuar për të trajtuar rreth 1000 karikime të plota në total.

Një bateri që zgjat 1.6 milion kilometra mund të trajtojë 4000 karikime të plota ose më shumë./Motilokal.com