Meteorologët mbetën pa emra të stuhive në mes të sezonit intensiv të uraganeve

Meteorologët mbetën pa emra të stuhive në mes të sezonit intensiv të uraganeve

Rajoni i Oqeanit Atlantik këtë sezon ka regjistruar shumë ciklone tropikale sa që nuk ka më emra për të emërtuar stuhitë e reja, bëri të ditur Organizata Botërore Meteorologjike (OBM).

Është hera e dytë që lista e paracaktuar e emrave shteron para fundit të sezonit, tha zëdhënësja e OBM-së Clare Nullis në një konferencë shtypi në Gjenevë.

21 ciklonet e para të çdo sezoni marrin emrat e parë perëndimorë duke filluar me A deri në W, sipas një listës së OBM-së të hartuar përpara sezonit, e cila zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor.

Q, U, X, Y dhe Z përjashtohen sepse është e vështirë të gjesh emra të njohur gjerësisht që fillojnë me këto shkronja.


Tani që lista ka mbaruar, meteorologët po kthehen te shkronjat e alfabetit grek, tha Nullis.

"2020-ta është një vit i jashtëzakonshëm", tha ajo, duke treguar aktivitetin e stuhisë në Atlantik.

Një stuhi subtropikale që u shpërnda në Portugali gjatë fundjavës u quajt Alpha, ndërsa stuhia tropikale me shi u quajt Beta që bëri zbarkimin në Teksas në fillim të javës.

Sezoni i cikloneve tropikale Atlantike zakonisht zhvillohet nga qershori deri në nëntor./Motilokal.com