Çfarë do të bënte bota pa sistemin GPS?

Çfarë do të bënte bota pa sistemin GPS?

Nga David Hambling

Kur lundrimi satelitor u bllokua në aeroportin e Izraelit Ben Gurion vitin e kaluar, ishte vetëm aftësia e kontrollorëve të trafikut ajror, ajo që parandaloi aksidente të rënda. Bllokimi ishte me sa duket aksidental, me origjinë nga forcat ruse që luftonin në Siri, por nxori në pah sesa mund të jenë ndërprerjet në sistemin global të pozicionimit, i njohur shkurt si GPS.

"Ekziston një vetëdije në rritje e nevojës për të mbrojtur, forcuar dhe zgjeruar GPS", thotë Todd Humphreys, një inxhinier komunikimi në Universitetin e Teksasit. GPS tani mbështet një mori të aspekteve të jetës sonë të përditshme. Në formën e tij më të thjeshtë na tregon se ku ndodhet një marrës GPS. I kemi në celularët dhe veturat tona. Ato ua mundësojnë anijeve të lundrojnë në rrugën e duhur përmes kanaleve të vështira dhe shkëmbinj nënujorë. Shërbimet e urgjencës tani mbështeten në GPS për të gjetur ata që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Portet do të pushonin së funksionuari, pasi vinçat e tyre kanë nevojë për GPS për të gjetur kontejnerin e duhur për të lëvizur dhe ato luajnë një rol vendimtar në operacionet logjistike, duke lejuar prodhuesit e makinave dhe supermarketeve të përfitojnë nga sistemet e shpërndarjes në kohë. Pa të, raftet tona të supermarketeve do të ishin më të zbrazëta dhe çmimet do të ishin më të larta.

Industria e ndërtimit po ashtu përdor GPS kur harton apo zbaton një projekt, kurse peshkatarët e përdorin atë në përputhje me rregulloret e rrepta, por GPS nuk ka të bëjë vetëm me identifikimin e vendeve, por ka të bëjë edhe me kohën.

Konstelacioni i 30 satelitëve që sillen në orbitë rreth Tokës, përdorin orë atomike të shumëfishta, shumë të sakta për të sinkronizuar sinjalet e tyre. Ato lejojnë përdoruesit të përcaktojnë kohën brenda 1/100 miliardin e sekondës. Rrjetet e telefonisë mobile përdorin gjatë gjithë kohës GPS për të sinkronizuar stacionet e tyre bazë, ndërsa institucionet financiare dhe bankare mbështeten tek ajo për të siguruar që tregtitë dhe transferimet të ndodhin në mënyrë korrekte.

Sistemet e pozicionimit global janë një mjet i rëndësishëm për studiuesit kur studiojnë lëvizjet dhe sjelljen e kafshëve (Credit: Alamy)

Ne vërtet do të humbnim pa lundrimin satelitor. Por a ka ndonjë gjë atje që mund ta zëvendësojë atë? Dhe si mund të përballemi pa këtë sistem të kudogjendur?

Një humbje e navigimit satelitor për pesë ditë do t'i kushtonte vetëm Mbretërisë së Bashkuar më shumë se 5.1 miliard funta (6.5 miliardë dollarë), sipas një vlerësimi nga Shkolla e Ekonomike në Londër. Një dështim i sistemit GPS do t'i kushtonte gjithashtu ekonomisë amerikane rreth 1 miliard dollarë në ditë dhe deri në 1.5 miliard dollarë në ditë nëse do të ndodhte gjatë sezonit të mbjelljes për fermerët në prill dhe maj.

Por ndërprerjet e GPS janë çuditërisht të zakonshme, ushtria rregullisht e bllokon atë në zona të caktuara gjatë testimit të pajisjeve ose gjatë stërvitjeve ushtarake. Qeveria amerikane kryen rregullisht ë sjellin ndërprerje të sinjalit satelitor. Por ndërkohë disa probleme teknike, mund të shkaktojnë probleme në mbarë botën.

Sigurisht, ekzistojnë edhe sisteme të tjera globale satelitore të navigimit, Glonass-i rus, Galileo i Evropës dhe BeiDou i Kinës. Që të gjithë punojnë në një bazë të ngjashme me GPS. Por gjithnjë e më shumë, ndërhyrja ose bllokimi i qëllimshëm i këtij sistemi, mund të çojë gjithashtu në ndërprerje të sinjaleve nga sistemet e pozicionimit satelitor.

"Ushtria po del gjithnjë e më shpesh kundër bllokimit të sistemit", thotë Charley Curry, anëtar i Institutit Mbretëror të Navigacionit dhe themelues i Chronos Technology, i cili punon në këtë fushë.

ushtria ka arsye të forta për t’u shqetësuar. Navigimi satelitor, u zhvillua fillimisht nga Pentagoni, dhe tani orienton gjithçka, nga dronët dhe anijet luftarake, tek bombat inteligjente dhe ushtarët në repartet e këmbësorisë. Dhe ky sistem është i kërcënuar.

Kriminelët përdorin bllokuesit e GPS, që mund të blihen lehtësisht në internet, për të gjurmuar makinat e vjedhura, pa u interesuar se kush tjetër preket në zonën përreth. Por ka rreziqe edhe më të mëdha se kaq.

"Ekziston gjithashtu një kërcënim i largët që e gjithë sistemi GPS jashtë funksionit në kuadër të një lufte që mund të synojë ekonominë e SHBA-ve, duke e sulmuar infrastrukturën e saj jetike”, thotë Humphreys. Forcat natyrore mund të jenë po aq katastrofike.

Një stuhi masive diellore, si ajo e Carrington Event i viti 1859, mund të rrëzojë të gjithë rrjetin satelitor GPS po aq të ngjashëm sa një sulm ushtarak.

Por nëse GPS dhe homologët e tij do të zhdukeshin papritur, cilat janë alternativat që mund të përdorim në përpjekje për ta mbajtur të gjithë botën në lëvizje?

Një version i ri i Navigation Long Range (Loran), i cili u zhvillua zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i orientuar anijet aleate ndërsa ato po kalonin Atlantikun. Por ndryshe nga satelitët, ai përbëhej nga transmetues me bazë tokësore me shtylla 200 metra të larta që transmetonin sinjale radio.

Ndërsa hartat e mira të modës së vjetër mund të na ndihmojnë të gjejmë rrugën tonë, shumë aspekte të jetës sonë moderne do të pushonin së funksionuari pa GPS (Kredia: Alamy)

Në fillim “Loran” ishte i saktë vetëm brenda disa miljeve, por nga vitet 1970 ai mund të jepte një vendndodhje brenda disa qindra metrave. Britania e Madhe dhe vendet e tjera çaktivizuan transmetuesit e tyre “Loran” në vitet 2000 kur GPS i bëri ata të tepërt, por një version modern, i përmirësuar, i njohur si “eLoran” mund të ishte aq i saktë sa GPS. Ai përdor transmetues dhe marrës më të përparuar sesa versioni origjinal, së bashku me një teknikë të njohur si korrigjimi diferencial, ku sinjali monitorohet nga stacionet e referencës dhe korrigjohet, për të përmirësuar saktësinë e tij.

Ky version i përmirësuar, thuhet se është i aftë të përcaktojë vendndodhjet në një saktësi prej më pak se 10 metra. Ndryshe nga GPS, ai është gjithashtu në gjendje të depërtojë në ndërtesa dhe tunele, pasi përdor një frekuencë më të ulët dhe fuqi më të lartë se sa sinjalet satelitore. Sinjalet e fuqishme të “eLoran”, janë shumë më të vështira për t’u bllokuar, dhe ky sistem nuk ka satelitë që mund të rrezikohen të goditen.

"ELoran është një teknologji e shkëlqyeshme që mund të plotësojë boshllëqet në të gjithë vendin", thotë Humphreys, duke shtuar "nëse do të kishte një angazhim për ta vendosur dhe mirëmbajtur atë".

Qasjet e tjera nuk kërkojnë infrastrukturë shtesë. Kompania amerikane “Draper Laboratory”, ka zhvilluar një brez të ri të lundrimit qiellor të njohur si Skymark që përdor një teleskop të vogël, të automatizuar për të gjurmuar satelitët, Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe objekte të tjera që rrotullohen rreth Tokës së bashku me yjet.

“Ndonjëherë është i aftë për një saktësi më të madhe, por kjo varet nga sa prej këtyre satelitëve mund të shihen në të njëjtën kohë, thotë Benjamin Lane, udhëheqësi i grupit të instrumenteve të pozicionit të përparuar, të navigimit dhe të kohës në Draper.

"Saktësia më e mirë për lundrimin qiellor me siguri është brenda disa metrave", thotë ai. "Një kufizim është madhësia e referencave satelitore."

Ndjekja e satelitëve në lëvizje të shpejtë si Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka ndihmuar në përmirësimin e saktësisë së lundrimit qiellor (Kredia: Alamy)

“ImageNav”, i zhvilluar nga Sistemet Shkencore për Forcën Ajrore të SHBA-së, është një sistem modern i navigimit optik për avionët. Ai ka një bazë të dhënash të terrenit për zonën ku po navigohet, të cilat i përputh me të dhëna nga kamerat video për të gjetur vendndodhjen e saj.

“ImageNav” është testuar me sukses në një numër avionësh, por gjithashtu mund të gjejë përdorime në automjete që drejtohen vetë.

Kompania suedeze “Everdrone”, realizoi kohët e fundit dorëzimin e parë të një dërgese me dron midis spitaleve pa përdorur GPS.

Sistemi i këtyre dromëve, përdor një kombinim të fluksit optik dhe identifikimin e pikës referente për të gjetur rrugën e saj nga një pikë në tjetrën me një saktësi të ngjashme me GPS.

Sigurisht, kjo metodë mbështetet në një bazë të dhënash të plotë dhe të saktë të imazheve të zonës në të cilën po lundroni, e cila ka të ngjarë të kërkojë shumë kujtesë dhe azhurnime të shpeshta.

Navigimi inercial është ai që merr përsipër kur pajisjet e navigimit në makinë humbin sinjalin GPS brenda tuneleve (Kredia: Alamy)

Britania e Madhe po zhvillon një sistem rezervë për shërbimet e sinkronizimit të kohës që GPS ofron në formën e programit. Ideja është që nëse sinjalet satelitore bien, nuk ka asnjë qendër të vetme të cenueshme që mund të rrëzohet nga një aksident, defekt teknik ose sulm kibernetik.

Në fund të fundit asnjë sistem i vetëm nuk mund të jetë në gjendje të zëvendësojë fuqinë e sistemeve të navigimit satelitor siç është GPS dhe ne mund të përfundojmë me një përzierje zgjidhjesh të ndryshme për anijet, aeroplanët dhe makinat.

Ne po bëhemi gjithnjë e më të varur nga kërkimi i saktë. Makinat vetë-drejtuese, dronët shpërndarës dhe taksitë fluturuese pritet të shfaqen në dhe mbi rrugët tona gjatë dekadës së ardhshme. Të gjithë ata do të varen nga GPS./BBC/Motilokal.com

Përshtati: Shkëlzen Rrecaj