Atlantiku asnjëherë kaq i nxehtë në 3000 vjet

Atlantiku asnjëherë kaq i nxehtë në 3000 vjet

Nëse ka ende nevojë për konfirmim të ndryshimit të vazhdueshëm të klimës dhe efektet e tij, mbërrijnë dy studime të reja për ta vërtetuar atë.

E para, nga Universiteti i Massachussets dhe botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS), tregon se dekada e fundit ka qenë më e ngrohta për Oqeanin Atlantik Verior në 2,900 vitet e fundit.

E dyta, një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat (UNSDIR), tregon se ndryshimi i klimës është fajtori kryesor në dyfishimin e katastrofave natyrore të botës në 20 vitet e fundit.

"Ngrohja globale e 150 viteve të fundit po ndryshon thelbësisht planetin. Kjo e fundit është periudha më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, në një hark kohor kaq të gjatë, prej 3,000 vjetësh", tha fizikanti Massimiliano Pasqui, i Këshillit Kombëtar italian të kërkimeve, CNR.

Hotter oceans could lead to more severe tropical storms

Përmes analizës së sedimenteve të liqenit Kanadez South Sawtooth, studiuesit amerikanë kanë rindërtuar variacionet e temperaturës së sipërfaqes së detit me një thellësi të arritur si kurrë më parë. Indeksi i përdorur quhet Amv (Variability Multidecadal Atlantic) dhe "merr parasysh se si temperaturat e sipërfaqes së detit ndryshojnë, duke përcaktuar disa fenomene klimatike gjatë disa viteve", vazhdon Pasqui.

Ndryshueshmëria e Atlantikut të Veriut është shumë e ngadaltë dhe zgjat disa vjet, me luhatje që mund të shkojnë nga 10 në 40 vjet, duke rezultuar në periudha të thatësirës ose reshjeve, dhe me pasoja në Amerikën e Veriut, Evropë dhe të gjithë Rusinë. Studiuesit konfirmuan se këto lëkundje në temperaturat e Atlantikut kanë zgjatur për të paktën 3,000 vjet.

"Covid-19 i ka bërë qeveritë dhe opinionin publik të vetëdijshëm për rreziqet që na rrethojnë. Dhe emergjenca e klimës mund të jetë edhe më e keqe," tha Sekretari i Përgjithshëm i UNSDIR Mami Mizutori.

Përparimi i katastrofave natyrore lidhet kryesisht me rritjen e katastrofave klimatike, të cilat kaluan nga 3,656 (1980-1999) në 6,681 (2000-2019).

Kostot e fatkeqësive natyrore janë vlerësuar të paktën afro 3 miliard dollarë që nga viti 2000 por shuma reale është më e lartë sepse një numër i madh vendesh, veçanërisht në Afrikë dhe Azi, nuk japin informacione mbi ndikimin ekonomik. Për dekadën e ardhshme, Kombet e Bashkuara besojnë se problemi më i keq do të jenë valët e nxehtësisë./Motilokal.com