Shkencëtarët në Siberi alarmojnë: Deti po vlon

Shkencëtarët në Siberi alarmojnë: Deti po vlon

Një grup prej 80 shkencëtarësh udhëtuan për në Sibieri për të hetuar efektet e shkrirjes së akullit në Arktikun Lindor.

Gjatë vëzhgimi shkencëtarët bënë një zbulim befasues: Deti dukej se po vlonte. Pamjet befasuese që duket se u shkaktuan nga flluska metani që vijnë nga shtrati i detit.

Studiuesit thanë e përqendrimi i metanit në Detin e Siberisë Lindore ishte gjashtë deri në shtatë herë më i lartë se mesatarja globale.

Sipas një raporti të Newsweek, shkencëtarët u tronditën nga zbulimi.

"Është burimi më i fuqishëm i gazit që kam parë ndonjëherë," tha Igor Semiletor, studiues nga Universiteti Politeknik Tomsk. "Askush nuk ka regjistruar më parë diçka të tillë."

Projekti u iniciua pasi studiuesit vëzhguan se nivelet e metanit ishin në rritje në të gjithë rajonin.

Ekipi vlerësoi se rritjet e metanit erdhën nga shkrirja që ka prekur pjesë të Siberisë ndërsa temperaturat në rajon janë ngritur.

Në vitin 2017, shkencëtarët rusë zbuluan kratere të mëdhenj në akull, të krijuara nga flluskat e mëdha të gazit metan që krijohet nën tokë. Këto flluska mund të marrin flakë e të shpërthejnë.

Studiuesit i lidhin këto me metan të tepërt për shkak të ndryshimeve klimatike, duke theksuar se rritja globale e temperaturës prej 1 °C do të rrisë emetimet e metanit për 20 për qind.

Më shumë metan në atmosferë mund të përshpejtojë ndryshimin e klimës pasi gazrat bllokojnë 23 për qind më shumë nxehtësi sesa dioksidi i karbonit. /Motilokal.com