Liqeni i Prespës rritet për 14 centimetra

Liqeni i Prespës rritet për 14 centimetra

Që nga fillimi i vitit 2021, Liqeni i Prespës është rritur për 14 centimetra dhe tani është në nivelin 842.36.

Lajmin për rritjen e nivelit të liqenit e ka bërë të ditur në Facebook, kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski.

“Sektori për mjedisin jetësor i Komunës së Resnjës, pas matjeve të bëra, më informoi se që nga fillimi i këtij viti niveli i Liqenit të Prespës është rritur për 14 centimetra, përkatësisht niveli aktual është 842.36. Ky është një lajm i mirë, në një vit kur duhet edhe institucionalisht të fillojë një numër i aktiviteteve për shpëtimin e liqenit tonë”, ka shkruar Gosharevski.

Muajin e kaluar, rajonin e Prespës e vizitoi Kryeministri, Zoran Zaev, i cili kumtoi se qeveria ka siguruar 80 milionë denarë fillestarë për revitalizimin e liqenit, niveli i të cilit ishte shumë i zvogëluar në krahasim me mesataren.

Ndërsa nga matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) më 30 dhjetor 2020, niveli i ujit të liqenit të Prespës ishte 1.52 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për atë muaj, me çka për 50 centimetra e tejkaloi minimumin absolut./Motilokal.com