Lumi Vjosa i bukur, i panjohur dhe i kërcënuar

Lumi Vjosa i bukur, i panjohur dhe i kërcënuar

Lumi i Vjosës është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore. Gjatësia e këtij lumi është 272 kilometra, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës 6706 km2, prej të cilit, 4365 km2 janë brenda territorit tonë, ndërsa pjesa tjetër në territorin grek. Degët kryesore të Vjosës janë: Sarandoporo, Drinosi dhe Shushica. Në Vjosë ose në degët e saj përfundojnë edhe shumë burime karstike si ato të grykës së Këlcyrës, të Libohovës, të Viroit, të Gjirokastrës, të Ujit të Ftohtë të Tepelenës, të Poçemit etj. Vjosa buron nga malet e Pindit (Greqi) ku rrjedh nëpër një luginë të thellë e cila zgjerohet pasi hyn në territorin tonë.

Në pjesën më të madhe të pellgut, sasia e reshjeve që bie është mbi mesataren e vendit. Një pjesë e tyre në pjesën e lartë të pellgut, bien në trajtë bore e cila ndikon në ushqimin dhe regjimin e këtyre lumenjve. Ushqimi sipërfaqësor  zë 69.5% të rrjedhjes vjetore, ndërsa ai nëntokësor zë 30.5% të saj. Gjatë periudhës së lagësht rrjedh rreth 84 % e vëllimit vjetor.

Por duhet thënë se lumi Vjosa dhe Drinos, për shkak të burimeve të shumta karstike, prurjet minimale nuk i kanë shumë të vogla. Prurjet maksimale të të dy lumenjve, përputhen me periudhën më të lagësht të ciklit ( Nëntor-Janar) ndërsa ato minimale përputhen me periudhën më të thatë (Korrik-Gusht).

Vjosa dhe Drinosi për shkak të mbizotërimit të gëlqerorëve në pellgun e tyre ujëmbledhës, radhiten ndër lumenjtë më pak erozivë të Shqipërisë. Prurja e ngurtë në derdhje arrin 212 kg/sek, turbullira mesatare 1087 gr/m3 dhe moduli i aluvioneve 997 ton/km2 në vit. Ujërat e Vjosës dhe Drinosit kanë mineralizim mesatar respektivisht 335 mg/lit dhe 286 mg/lit.

May be an image of nature, tree and body of water

Prurjet më të mëdha, përrenjtë e lumenjtë i kanë në periudhat me reshje shiu dhe në muajt kur shkrin dëbora. Kjo e fundit e pasuron me ujë rrjetin hidrografik të rajonit.

Relievi është tipik malor. Ngritjet, si ato malore dhe ato kodrinore, ruajnë orientimin e përgjithshëm albanid nga Juglindja në Veriperëndim. Në relievin malor dallohen qafat e larta, me forma të rregullta erozionale, të cilat përfaqësojnë monumente natyrore me vlera gjeoshkencore. Klima është mesdhetare tipike me verë të nxehtë  e dimër të ftohtë , me përjashtim  të zonës nga Kalivaçi deri tek Ura e Milofit që karakterizohet nga një verë e nxehtë dhe dimër pa reshje dëbore. Në këtë rajon bien 1700-1800 mm shi në vit.

May be an image of nature and body of water

Temperatura më e ulët në dimër  arrin në 0-5 °C dhe temperatura më e lartë në verë kap shifrën 38-40 °C. Reshjet e dëborës që bien në pjesën malore, me shkrirjen e ngadalshme të tyre bëhen një faktor i rëndësishëm për furnizimin me ujë të rrjetit hidrografik.

Stacionet e monitorimit të prurjeve janë:

1. Stacioni Tri Urat (Ura e Biovizhdës): Vëndmatja e prurjeve është në shtratin e lumit Vjosë, në Jug të fshatit Carshovë pranë urës së Biovizhdës mbi rrugën automobilistike që lidh Carshovën me Biovizhdën dhe Zhepën. Lumi e ndërton luginën e tij mes depozitimeve të tarracës së pare e cila në pjesën e poshtme është e moshës Pilo-Kuaternare dhe që sipër mbulohet nga depozitime të shkrifta aluvialo-eluviale të Holcenit të sotëm me trashësi 3-4m.

Brigjet e shtratit bien me kënd të forte thuajse vertikal drejt rrjedhës ujore. Disniveli i urës nga terrasa e pare është 3.5-4 m më poshtë saj. Vetë ura në mes është rreth 1m më e lartë se në skajet e saj. Sasia e prurjeve ujore në shtrat luhatet në funksion të stinës, reshjeve atmosferike, shkarkimeve anësore, shfrytëzimit të rezervës ujore në shtrat luhatet në funksion të stinës, reshjeve atmosferike, shkarkimeve anësore, shfrytëzimit të rezervës ujore për nevoja të komunitetit etj.

May be an image of mountain, lake and nature

2. Stacioni Ura e Leklit, lumi i Drinosit: Vëndmatja e prurjeve është në shtratin e lumit Drinos, në Perëndim të fshatit Lekël pranë urës së rrugës automobilistike që lidh Tepelenën dhe Gjirokastrën me qytetin e Përmetit. Lumi e ndërton luginën e tij mes depozitimeve karbonatike ne krahun e majte të rrjedhës dhe atyre flishore në krahun e djathtë të saj. Mbi bregun e djathtë vendoset terrasa e pare e lumit me një gjerësi 250-300 m me një disnivel prej 7m nga pasqyra e ujit. Krahu i majtë i shtratit kufizohet nga një breg i ndërtuar nga përzierje të depozitimeve të fundit të shpatit me proluvione. Ky breg bie në drejtim të rrjedhës me një kënd prej 50-60°.

3. Stacioni Ura e Milofit: Vëndmatja e prurjeve është në shtratin e lumit Vjosë, në verilindje të fshatit Fitore pranë urës në rrugën e vjetër automobilistike që lidh Fierin me Vlorën. Brigjet e lumit ndërtohen nga depozitime aluvionesh lumore kryesisht rëra të imta dhe argjila të cilat formojnë fushën aluvionale të lumit Vjosë, pjesë e Ultësirës perëndimore të Shqipërisë. Disniveli i terraces me shtratin është rreth 4.5-5.0m. Rreziku i përmbytjes së zonës dhe objekteve përreth është evident. Ndikimet kryesore janë reshjet e përqendruara, aftësia e ulët përcjellëse e kanalit të rrjedhës të rrjedhës për shkak të pjerrësisë së ulët dhe mbathjes së tabanit. Gjatë llogaritjes në këtë profil, kuota më e poshtme në të cilën uji supozohet se lëviz, është marrë -2m, pak më e lartë se kuota minimale e fundit e kanalit lumor në grykëderdhje. Nën këtë kuotë, llogaritja nuk ka kuptim pasi thellimet e shtratit nën -2m krijohen për shkak të vorbullave që formohen si rezultat i shtjellimeve të  ujit nga prezenca e këmbëve të urës./ Agjencia Kombëtare e Mjedisit/Motilokal.com