Sërish dridhet Shqipëria

Sërish dridhet Shqipëria

Gjatë ditës së sotme Shqipëria është dridhur sërish nga një tërmet me magnitudë 3.0 ballë të shkallës Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Bilisht, 125 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 12 kilometra në juglindje të Korçës.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një tërmet tjetër ka goditur detin Jon me magnitudë 3.0 ballë.

Që disa muaj rajoni juglindor i vendit është përballur me një sërë lëkundjesh sizmike, për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale. /Motilokal.com