Parashikimi i motit për javën e fundit të tetorit, mësoni kur rikthehen shirat në Shqipëri

Parashikimi i motit për javën e fundit të tetorit, mësoni kur rikthehen shirat në Shqipëri

Moti për javën e fundit të tetorit mbi vendin tonë do të vijoj me mot të kthjellët me diell dhe i ngrohtë. Nga e mërkura pritet të ketë ndryshime, ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme në Shqipëri do të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.

E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 22 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 22 °C./Motilokal.com