NASA publikon foton e lumenjve prej ‘ari’, por jo gjithçka është ashtu siç duket

NASA publikon foton e lumenjve prej ‘ari’, por jo gjithçka është ashtu siç duket

“Jo gjithçka që shkëlqen është ari”, thotë një fjalë e urtë, që përshkruan më së miri fotoja e fundit e publikuara nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS).

Në foto duken lumenj “ari” që përshkojnë pyjet e amazonës në shtetin Madre de Dios në Perun lindore, por shkëlqimi që duket në foto në fakt janë gropa kërkimi, të lëna nga minatorë të pavarur.

Gropat zakonisht janë të fshehura nga pamja për ato duken nga hapësira për shkak të rrezeve të diellit.

Imazhi tregon lumin Inambari dhe një numër gropash të rrethuara nga zona të shpyllëzuara.  

Miniera e pavarur e arit është e vetmja mundësi për punë për dhjetëra njerëz në rajonin Made de Dios, duke e bërë atë një nga industritë më të mëdha të minierave të paregjistruara në botë, sipas NASA-s.

Minierat janë gjithashtu drejtuesi më i madh i shpyllëzimeve në rajon dhe merkuri që përdoret për të nxjerrë arin ndot rrugët ujore, shtoi agjencia.

Kërkimet e arit në rajon janë zgjeruar që nga përurimi i Autostradës Jugore Interoqeanike në vitin 2011.

E vetmja lidhje rrugore midis Brazilit dhe Perusë kishte për qëllim rritjen e tregtisë dhe turizmit, por "shpyllëzimi mund të jetë rezultati më i madh i autostradës", tha NASA.

Fotoja, e publikuar në fillim të këtij muaji, u bë më 24 dhjetor.

Shpyllëzimet në vitin 2018 thyen rekordin e mëparshëm të 2017-ës, kur rreth 22,635 hektarë pyje u prerën nga minatorët e arit, sipas MAAP.

Kjo do të thotë që gjatë dy viteve, nxjerrja e arit shkatërroi ekuivalentin e më shumë se 34,000 fushave të futbollit amerikan të pyjeve me shi në Peru, sipas analizës së MAAP./Motilokal.com