Një stuhi dimri në SHBA ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe dëborë në shumë rajone që rrallë shohin kushte të tilla të motit.
Në Teksas, një rritje e kërkesës për energji elektrike ka çuar në ndërprerje të përhapura të energjisë.
Shteti po përgatitet për një stuhi tjetër të akullt të martën. Shërbimi kombëtar paralajmëroi për një zonë të paprecedent të prekur nga ngricat, në darën e të cilave mbeten më shumë se 150 milionë amerikanë.
Të paktën 11 vdekje janë shkaktuar si pasojë e stuhisë. Vdekjet janë raportuar në Tenesi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.
Në Karolinën e Veriut, një tornado e lindur nga e njëjta stuhi la tre të vdekur herët në mëngjes të martën.
Stuhia e ngrirjes madje arriti në pjesët veriore të Meksikës ku më shumë se katër milion shtëpi dhe biznese nuk patën energji herët të hënën.
Nisur nga situata e krijuar, presidenti Joe Biden aprovoi shpalljen e gjendjes së emergjencës për Teksasin. Kjo nënkupton se ky shtet do të përfitojë prej ndihmave federale, në mbështetje të përpjekje lokale për t`i bërë ballë situatës së jashtëzakonshme prej të ftohtit ekstrem. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se autorizimi I presidentit bëhet për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e publikut, si dhe për të zbutur ose parandaluar kërcënimin e një katastrofe për të 254 kontetë e Teksasit.
Mësohet se 2.7 milionë njerëz janë pa energjie lektrike në Teksas ku temperaturat në metropolin kryesor, Houston, zbritën në minus 16 gradë Celsius./Motilokal.com