Parashikimi i motit në Prishtinë për ndeshjen Kosovë – Angli

Parashikimi i motit në Prishtinë për ndeshjen Kosovë – Angli

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte zhvillon lojën e fundit për kualifikime për Euro 2020.  Duke filluar nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillon ndeshet me kombëtaren e Angleze.

Pasi ndeshja zhvillohet në mbrëmje të gjithë dëshirojnë të dinë se si do të jetë moti.

Sipas parashikimit të motilokal.com moti për ditën e sotme do të mbajë me vranësira. Temperaturat gjatë zhvillimit të lojës priten të jenë rreth 12 °C. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim të juglindjes. /Motilokal.com