Studim: Bregu shqiptar një ndër më të ndoturit në Mesdhe nga mbetjet plastike

Studim: Bregu shqiptar një ndër më të ndoturit në Mesdhe nga mbetjet plastike

Rreth 3,760 ton metrikë plastikë po “lundrojnë” aktualisht në Detin Mesdhe, sipas një studimi të ri. Prodhimi global i plastikës po rritet çdo vit që pas vitit 1950. Vlerësohet se deri në vitin 2019, 368 milionë ton plastikë janë prodhuar në të gjithë botën dhe një përqindje e tyre ka përfunduar në dete dhe oqeane.

Bregu i populluar, peshkimi, transporti detar, turizmi kanë kontribuuar sigurisht në rritjen e problemit. Ndotja plastike prek të gjitha nivelet e biodiversitetit detar, sipas studiuesve grekë. Plastikat e të të gjitha madhësive gjenden në sipërfaqen e Mesdheut, në brigjet e tij dhe në trupat e peshqve dhe organizmave të tjerë detarë.

Shkencëtarët vlerësojnë se çdo vit në Mesdhe hidhen rreth 17,600 ton plastikë, nga të cilat 3,760 ton aktualisht gjenden në ujërat e tij. Nga ndotja totale plastike, 84% përfundon në plazhe. Burimet e mikroplastikës më të vogla gjenden kryesisht pranë qyteteve të mëdha në bregun perëndimor të Francës, Spanjës dhe Italisë. Nga ana tjetër, mikroplastikat më të mëdha  janë më të zakonshme në brigjet e Greqisë, Turqisë, Italisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Makroplastikat gjenden gjithashtu jashtë brigjeve të Algjerisë, Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe pranë qyteteve bregdetare me popullsi të madhe në Francë, Spanjë dhe Itali./Motilokal.com