Këto janë shtatë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur ndonjëherë Kosovën

Këto janë shtatë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur ndonjëherë Kosovën

Të martën e 26 nëntorit Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallës së Rihterit, dridhjet e këtij tërmeti janë ndier në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Greqi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një pjesë të Italisë.

Edhe Kosova dikur ka patur tërmet pasi territori karakterizohet nga një aktivitet relativisht të lartë sizmik. Megjithatë, deri më sot nuk kemi ende një katalog të plotë për tërmetet që e kanë goditur atë. Si rezultat i kërkimeve të gjithanshme të realizuara në kuadrin e këtij studimi, konstatojmë se të dhënat më të plota për tërmetet që kanë prekur territorin e Kosovës ekzistojnë për shekullin e 20-të.

Në raportin “Mikrozonimi Sizmik i Gjilanit”, i cili është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, janë regjistruar shtatë tërmete më të fuqishme që e kanë goditur ndonjëherë Kosovën.

Ndër tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Kosovën mund të përmendim:

1. Tërmeti i Prizrenit, 16 Qershor 1456 (MS=6.0; 42.200oN, 20.700oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005),

2. Tërmeti i Pejës, 11 Nëntor 1662 (MW=6.0; 42.700oN; 20.300oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005; Papazachos et al., 2000),

3. Tërmeti i Ferizajt, 26 Shkurt 1755 (M=6.1; 42.500oN; 21.900oE) me intensitet në epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002),

4. Tërmeti i Ferizaj-Vitisë, 10 Gusht 1921 (ML=6.1; 42.300oN; 21.300oE) me intensitet në epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002),

5. Tërmeti i Kopaonikut, 18 Maj 1980 (MW=5.7; 43.307oN; 20.867oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Harvard University, 1980; Elezaj, 2002),

6. Tërmeti i Gjilanit, 24 Prill 2002 (MW=5.7; 42.440°E, 21.590°N), me intensitet në epiqendër 8 ballë (ISC 2002, Elezaj 2002)

7. Tërmeti i Istogut, 10 Mars 2010 (MW=5.2; 42.76344N; 20.62811E) me intensitet në epiqendër VII ballë (ISK Nazmi Hasi, Shemsi Mustafa),

“Për disa tërmete historike, të dhënat nuk janë gjithmonë të kualitetit të mjaftueshme për të lejuar një përcaktim të besueshëm të magnitudës. Megjithatë, një magnitudë më të madhe se 4,5 mund të jetë dëshmuar sepse shtrirja minimale të zonës së perceptueshmërisë tashmë është me rëndësi”, thuhet në raport.

Nga pikëpamja sizmologjike Kosova paraqet një rajon me aktivitet sizmik të lart, i cili është goditur në të kaluarën dhe mund të goditet edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të fort, të cilët i kanë vatrat e cekëta, që gjenerohen në koren e Tokës, maksimum 15-20 km thellë në nëntokë. /Motilokal.com