Kojliku qeros shfaqet pas 400 vitesh në Shqipëri

Kojliku qeros shfaqet pas 400 vitesh në Shqipëri

Kojliku qeros (Geronticus eremita), kjo specie tepër e Rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungese, falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian, njofton Albanian Ornithological Society (AOS).

Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

May be an image of bird and nature

Sipas AOS Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit nga gjuetia.

May be an image of bird and nature

Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani). Përvec rëndësisë së këtij projekti për konservimin e species, prania në Burghausen ka rritur shumë numrin e vizitorëve duke ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë lokale.

May be an image of wading bird and nature

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.

May be an image of bird and nature

“Ne jemi shumë krenarë të mund të ndihmonim sadopak në konservimin e kësaj specie Globalisht Tepër të Rrezikuar në natyrë”, thuhet në njoftimin e AOS./Motilokal.com

May be an image of bird and nature