Temperaturat në minus, nesër pritet të bie borë në Rugovë dhe Brezovicë

Temperaturat në minus, nesër pritet të bie borë në Rugovë dhe Brezovicë

Mbi bjeshkët e bukura të Rugovës nga nesër pritet të bie bora e parë. Kanë mbetur edhe dy javë kur edhe fillon stina e dimrit.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i freskët, mëngjesi do të jetë me bor deri në 2 mm, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 0 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Temperaturat do të lëvizin prej -7 deri në 3 °C.

Ndërsa në Brezovicë mëngjesi i së shtunës do të mbajë mot me shi, ndërsa mesdita me reshje bore deri në 1 mm. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 5 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin nga -3 deri në 4 °C. /Motilokal.com