Bie bora e parë për këtë vit, ARRSH tregon rrugët ku duhet të keni kujdes

Bie bora e parë për këtë vit, ARRSH tregon rrugët ku duhet të keni kujdes

Reshjet e para të borës për këtë vit kanë përfshirë disa pjesë të Shqipërisë. Bora e rënë në zonën e Qafës së Malit në Fierzë, ka sjellë vështirësi edhe në qarkullim, ku trashësia momentalisht ka arritur deri në 10 cm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës janë marrë menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore, duke nisu punën me pastrimin dhe hedhjen e kripës.

“Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ARRSH. /Motilokal.com

Image may contain: sky, snow, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor