Në Rumani testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet të paktën katër orë përpara

Në Rumani testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet të paktën katër orë përpara

Universiteti Politeknik i Bukureshtit (UPB) do të testojë një sistem që mund të parashikojë tërmetet të paktën katër orë përpara. Sistemi duhet të jetë në gjendje të zbulojë thellësin, intensitetin dhe vendndodhjen e përafërt të një tërmeti dhe do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, sipas Mediafax.

Sistemet më të përparuara të zbulimit të tërmetit, të përdorura aktualisht në Amerikë dhe Japoni, janë në gjendje të lëshojnë alarmet 2 deri në 3 minuta para se të ndodhë tërmeti.

Sistemi, i cili është zhvilluar nga ndërmarrja izraelite Ionoterra, është ende në fazën e konceptit, pas testeve fillestare të kryera në Turqi dhe Greqi, ku shkalla e suksesit është e lartë.

Në fazën tjetër, sistemi do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, një nga zonat më aktive sizmike në Evropë. Vëzhgimet pritet të nisin në pjesën e parë të vitit 2020, ku me pas do të fillojë të sigurojë informacione rreth tërmeteve për autoritetet, për të dëshmuar se si funksionon sistemi në praktikë, tha rektori i UPB, Mihnea Costoiu për Mediafax. Ai gjithashtu tha që sistemi do të testohej edhe në Kaliforni të SHBA-ve.

"Në këtë moment, kolegët tanë hulumtues vlerësojnë një kohë të zbulimit prej rreth tetë orësh, dhe sipas llogaritjeve të bëra nga Politekniku, ne jemi të bindur që mund të kemi një informacion jashtëzakonisht të besueshëm brenda një minimumi prej katër orësh (para tërmetit). E përsëris, minimumi katër orë, jo maksimal, mund të jetë edhe më i gjatë”, tha Costoiu.

Kompania izraelite Ionoterra, e cila zhvilloi sistemin dhe e zbuloi zyrtarisht në Rumani, pretendon se mund të lëshojë paralajmërime për tërmetin deri në tetë orë para se të ndodhin. Kompania i ofrojë Rumanisë një test për demonstrimin jo-komercial, duke kërkuar nga institucionet shtetërore që do të përfitojnë nga raportet e saj mbështetjen për reagimin pas parashikimit dhe vlerësimit të planit të reagimit ndaj katastrofës. Kështu, Rumania ka mundësinë të jetë përfituesi i parë i parashikimeve të ofruara nga Ionoterra, tha kompania në një njoftim për shtyp.

Testet paraprake të kryera në Greqinë Lindore dhe Turqinë Perëndimore, duke përdorur një sistem parashikimi minimal, kishin një normë suksesi prej 90%, domethënë që nga 75 alarmet e lëshuara për tërmet, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), me një magnitudë mesatare prej 2.58 gradë në shkallën Rihter. Duke marrë parasysh këto rezultate, Ionoterra vlerëson një saktësi mbi 97% të parashikimeve të lëshuara, duke përdorur një sistem të plotë të monitorimit të tërmetit, nëse mund të paralajmërojë tërmete të paktën mbi 4.5 të shkallës Rihter.

“Kanë kaluar mbi 30 vjet që kur iu përkushtova kësaj fushe kërkimore në parashikimin e tërmetit, duke identifikuar trendët dhe proceset që ndodhin në jonosferë. Këto 30 vjet janë themeli i asaj që sot na solli të gjithëve këtu - Ionoterra. Saktësia e rezultateve me kalimin e kohës na kanë dhënë kurajo për të investuar dhe krijuar metodologji të reja”, tha Prof. Dr. Nathan Blaunshtein. /Motilokal.com