Ky është parashikimi i sinoptikëve për nesër dhe fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Ky është parashikimi i sinoptikëve për nesër dhe fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Moti në Shqipëri parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Në zonat bregdetare do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në disa pjesë edhe më të larta. Ndërsa në Alpe, reshje të dobëta bore.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 15 °C.

Edhe dita e shtunë do të jetë me shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Moti për ditën e diele do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 15 °C.

Ndërsa në Kosovë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë. Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull në ultësira.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi pothuajse i kthjellët, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Të shtunën mëngjesi do të jetë mot me shi, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët, kurse në mbrëmje mjegull. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.

E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 10 °C.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, mëngjesi do të jetë me mjegull, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 3 °C.

Mëngjesi i së shtunës do të mbajë mot me shi, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 3 deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të lindje-verilindjes.

Dita e diele do të mbajë mot të pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 12 °C.

Moti për ditën e premte në Ulqin, do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 13 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të lindj-verilindjes.

Dita e shtunë do të jetë me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 12 deri në 14 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 11 deri në 15 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj