Fluturon avioni i parë elektrik në botë

Fluturon avioni i parë elektrik në botë

Një fluturim i shkurtër komercial plotësisht elektrik u realizua me sukses në Vancouver në atë që operatorët e përshkruanin si të parin në botë, duke fluturuar për 15 minuta nga linja ajrore detare Habour Air.

“Kjo vërteton se aviacioni komercial në formë elektrike mund të funksionojë”, tha Roei Ganzarski, shefi ekzekutiv i firmës inxhinierike Australiane magnix. Ishte pikërisht kjo kompani ajo që projektoi motorin e avionit në bashkëpunim me Harbour Air, i cili transporton gjysmë milioni pasagjerë në vit midis Vancouver, resortës së skive Whistler dhe ishujve pranë komuniteteve bregdetare.

"Ky fluturim historik nënkupton fillimin e epokës së tretë të aviacionit epokën elektrike", thanë të dy kompanitë në një deklaratë .

MagniX debutoi me sistemin e tij të plotë elektrik të lëvizjes për transportin ajror, fluturime të pasagjerëve dhe ngarkesave deri në 1.000 milje - në Show Air Paris në 2019 në qershor.

Ndërmarrja izraelite Eviation ka thënë gjithashtu se do të përdorë sistemin elektronik për të ndërtuar avionët e saj gjithë elektrikë Alice.

Aviacioni është një nga burimet me rritjen më të shpejtë të emetimeve të gazrave serë.

Sipas Komisionit Evropian, emetimet direkte nga aviacioni përbëjnë rreth 3% të emetimeve totale të gazeve serë të BE-së dhe më shumë se 2% të emetimeve globale. Vlerëson se "nëse aviacioni global do të ishte një vend, ai do të renditej në 10 emituesit kryesorë".

Megjithatë kompanisë së tij do t`i duhet të presë për dy vjet, përpara se të elektrifikojë të 40 hidroplanët e saj. /Motilokal.com