Sot mot i kthjellët e diell, të enjten shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Sot mot i kthjellët e diell, të enjten shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Mot i kthjellët e me diell do të mbajë dita e sotme. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 22 °C.

Indeksi UV sot do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj nga ora 9-17 sipas këshillave të IKSHP-së mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse.

Dita enjte do të jetë me mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 10 deri në 18 °C. /Motilokal.com