Ky është shpendi i jashtëzakonshëm që nuk ndalet së fluturuari deri në 10 muaj [Foto]

Ky është shpendi i jashtëzakonshëm që nuk ndalet së fluturuari deri në 10 muaj [Foto]

Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, i cili promovon botën e egër në Kosovë, vazhdon të sjellë pamje e të rralla të jashtëzakonshme të shpendëve.

Më e freskëta është Dejka e hirtë (Apus pallidus) i familjes "Apodidae", ku bëjnë pjesë dallëndyshet, është shpendi që qëndron më së shumti duke fluturuar, saktësisht ato fluturojnë 10 muaj pa u ulur.Mavriqi në profilin e tij shkruan se ky lloj shpendi qëndron gjatë në ajër nga 16 deri në 18 orë pa zbrit dhe janë të shpejtë e të lëvizshëm saqë fotografimi i tyre është shume i vështirë.Ndërsa hulumtuesit suedezë gjetën nëpërmjet lokalizuesve të vendosur tek 7 shpendë dejka se ato qëndrojnë për rreth 10 muaj pa u ulur asnjëherë të vetme.Madje ato pinë ujë duke fluturuar shumë ulët me pellgjet ujore. Ato qëndrojnë vetëm 2 muaj në tokë gjatë periudhës së ndërtimit të folesë dhe çiftëzimit.Ajo çfarë mbetet e panjohur rreth këtyre shpendëve të jashtëzakonshëm është se kur dhe se sa flenë. 

LEXO: Dhia e egër - simboli i bjeshkëve të Kosovës

Për këtë të fundit shkencëtarët kanë thënë se mund të kenë trurin si të delfinit, ku gjysma fle dhe gjysma tjetër është zgjuar. Por, ka shkencëtarë të tjerë që mendojnë se dejka mundet edhe mos të flenë fare gjatë periudhës që janë në fluturim.Ndërsa për të vegjlit e tyre që sa kanë mësuar të fluturojnë dhe dalin për herë të parë në shtegtim nuk dihen shumë gjëra veç faktit se për gati dy vjet nuk gjenden askund në tokë që të mund të studiohen.Ky lloj shpendi ndodhet edhe në Shqipëri dhe Kosovë./Motilokal.com