Pse qytetet janë më të ngrohta sesa fshatrat?

Pse qytetet janë më të ngrohta sesa fshatrat?

Klimatologët kanë shpikur termin “ishull i nxehtësisë” pasi për qytetet temperatura urbane, në muajt e verës, mund të kalojë me tre gradë atë të fshatrave përreth.

Shkaku i parë i këtij fenomeni është mungesa e bimësisë.

Bimët në fakt ofrojnë hije.

Përveç kësaj, fotosinteza është një reagim që konsumon nxehtësinë, duke e larguar atë nga mjedisi i jashtëm.

Në qytet grumbullohet shumë nxehtësi sepse materialet e përdorura për ndërtesat dhe rrugët janë të errëta dhe thithin rrezet e diellit.

Materialet, betoni, tullat, asfalti, që përdoren për ndërtimin e ndërtesave, kanë tendencë të nxehen gjatë ditës dhe ngadalë ftohen gjatë natës.

Krahasuar me një mjedis natyror që mbulon të njëjtën zonë, një qytet ka një sipërfaqe më të madhe: në fakt, duhet të llogariten edhe faqet vertikale të ndërtesave.

Muret reflektojnë drejt tokës, dhe jo drejt qiellit, pjesën më të madhe të rrezatimit diellor që i godet.

Së fundi, temperaturat rriten për shkak të efektit të kanioneve: ndërtesat e larta dhe shumë të afërta krijojnë korridore vertikale brenda të cilave rrezatimi bllokohet nga një seri reflektimesh të shumta midis një muri dhe një tjetri.

Efekti i ishullit të nxehtësisë është më i madh disa orë pas perëndimit të diellit, veçanërisht sepse fshati fillon të ftohet më herët.

Gjatë natës ndryshimi midis qytetit dhe fshatit është më pak i dukshëm: ndërsa në agim dielli i parë arrin të ngrohë më lehtë bimësinë, ndërtesat mbeten më të ftohta për disa orë.

Në qytete, megjithatë, shumica e nxehtësisë vjen gjithashtu nga aktivitetet njerëzore: makina, kondicionerë, pajisje.

Edhe secili prej nesh jep kontributin tonë: çdo metër katror i sipërfaqes së lëkurës sonë lëshon nxehtësi dhe dhjetë njerëz në një dhomë nxehen si një ngrohës 1000 vat.

Në disa vende, për shembull gjatë disa verave të kaluara në Çikago, energjia e çliruar në atmosferë nga aktivitetet njerëzore është 3.4 herë më e madhe se ajo për shkak të rrezatimit të diellit./Focus/Motilokal.com